eksperti ad

Tottenhami dhe Liverpooli e kanë siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve.

Tashëm dihen 15 nga 16 skuadra që kanë kaluar tuje.


I hapur mbetet vetëm grupi G, ku Shkahtar dhe Lyon do ta diskutojnë biletën e vetëm të mbetur në lojë.

Në vazot e para vendet e sigurta i kanë Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Manchester City dhe Real Madrid.

Vazot e dyta janë për Ateletico Madridin, Tottenhamin, Liverpoolin, Schalke dhe Romën.

Tutje kanë kaluar edhe Ajax, Bayern Munich, Juventus, Manchester United.

Në Ligën e Evropës do të kalojnë Club Brugge, Inter, Napoli dhe Galatasaray.

GettyImages 1071856468 Interni dëshpëron . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Më herët kalimin në garën e dytë më të madhe në Evropë e kishin siguruar Benfica dhe Valencia.

Mbeten edhe dy vende të lira për Ligën Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app