LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: Gjykata Administrative anuloi tre vendime të Qeverisë

Toshkovski: Gjykata Administrative anuloi tre vendime të Qeverisë

Gjykata Administrative ka anuluar tre vendime të qeverisë me të cilat, janë anuluar e vendimet që i ka miratuar ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Pançe Toshkovski. Vendimin e gjykatës e ka publikuar Toshkovski në profilin et ij në Facebook, ku shtoi se, vendimet e tij janë anuluar në mënyrë të paligjshme.

“Bëhet fjalë për dy zgjidhje për formimin e komisioneve të caktimit dhe një telegram për zbatimin e një shpallje të brendshme për plotësimin e vende të lira të punës në MPB të miratuara nga ana ime, ndërsa të cilat u anuluan në mënyrë të paligjshme nga ana e Qeverisë”, tha Pançe Toshkovski, MPB.


Duke elaboruar vendimin e marrë, Toshkovski theksoi se, sipas vendimit të gjykatës, Qeveria gjatë miratimit të vendimeve që janë objekt i padisë, ka shkelur rregullat e procedurës të rregulluar në nenin 48 nga ligji i Qeverisë.

“Në rast të mosmarrëveshjes mes ministrit dhe zëvendësministrit shtesë në MPB, që del nga njoftimet e dorëzuara të zëvendësministrit shtesë në lidhje me atë, nëse aktet e lëndës që janë miratuar nga ministri paraqesin çështje juridike, financiare dhe kadrovike, që ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve, Qeveria ka nisur vlerësimin e ligjshmërisë, edhe pse ka qenë e obliguar t’i drejtojë palët që këtë çështje kontestuese ta zgjedhin para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila është e obliguar që në afat prej 24 orë të miratojë vendim”, tha Pançe Toshkovski, MPB.

Ai më tej ka shtuar se, sipas gjykatës, KSHZ-ja është organi i vetëm kompetent që mund të konstatojë nëse akti është në grupin e akteve që miratohen nga zëvendësministri shtesë në MPB.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori