LAJMI I FUNDIT:

Top ylli i PSG-së në ‘garë me kohën’ për të arritur të luajë ndaj Barcelonës

Top ylli i PSG-së në ‘garë me kohën’ për të arritur të luajë ndaj Barcelonës

Paris Saint-Germaini është mjaft i shqetësuar me gjendjen fizike të yllit të tyre Bradley Barcola, para duelit në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Blaugranasit do të përballen me kampionin e Ligue 1 në dy ndeshje gjatë muajit prill, në atë që po përshkruhet si dy përballje të zjarrta në Paris dhe në Kataloni.


Sidoqoftë, planet e Luis Enriques mund të shkatërrohen me mungesën e sulmuesit Barcola, specifikisht për duelin e parë që do të luhet më datë 10 prill.

Barcola ka pësuar një lëndim në kofshë për Francën U23 dhe është rikthyer menjëherë në kryeqytetin francez për të vazhduar me procesin e rikuperimit.

PSG-ja ende nuk ka dhënë ndonjë përditësim për rikuperimin e tij, ndërsa një raportim nga Diario Sport bën të ditur se ai do të jetë në ‘garë me kohën’ për të arritur ndeshjen ndaj Barcelonës.

Barcola është bërë një lojtar kyç për Enriquen që prej transferimit të tij nga Lyoni verën e kaluar, madje 21-vjeçari kishte shënuar gol ndaj Real Sociedadit në Ligën e Kampionëve.

Në rast se Barcola nuk ia del për këtë ndeshje, atëherë ish-sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio, mund të jetë opsioni i parë për ta zëvendësuar./Telegrafi/