LAJMI I FUNDIT:

Top tri këshillat që ju ndihmojnë ta fitoni më lehtë një vend të punës

Top tri këshillat që ju ndihmojnë ta fitoni më lehtë një vend të punës

Lidhja mes kandidatit për punë dhe punëdhënësit është mjaft e ndërlikuar.

Në mënyrë që të arrihet synimi final, që të dy duhet të jenë në të njëjtin hap, transmeton Telegrafi.


Kjo lidhje shumë shpejt mund të rrëshqet drejt dështimit nëse njëri nga individët ndalon të punojë për të njëjtin qëllim.

Sidoqoftë, ka disa mënyra të lehta të cilat jua lehtësojnë procesin e fitimit të vendit të punës.

Ekspertët kanë treguar se janë tre komponentë kryesorë të cilët kërkohen më së shpeshti nga punëdhënësit:

Kreativiteti ka shumë rëndësi

Letra motivuese është diçka që e artikulon interesimin tuaj. Punëdhënësi i preferon kandidatët që duan të punojnë, janë profesionistë dhe të sjellshëm.

Prandaj, lëreni personalitetin tuaj të tregohet përmes letrës motivuese.

Ekspertët thonë se një aplikacion i punës që tregon përkushtim, kreativitet dhe inteligjencë preferohet më së shumti nga punëdhënësi.

Punëdhënësi i shikon detajet

Letra motivuese duhet të jetë domosdoshmërish e bazuar në informacione të sakta.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të përmbajë shifra të gabuara, tituj të ndryshëm të punës apo emër të gabuar të kompanisë.

Qëndroni të informuar

Letra motivuese gjithashtu e ilustron atë se sa mirë kandidati e njeh kompaninë në të cilën dëshiron të punësohet.

Është mirë t’iu tregoni atyre se e keni hulumtuar organizatën dhe të jepni arsye të forta se përse dëshironi të punoni për ta.

Nuk mjafton që t’i shfaqni vetëm aftësitë dhe përvojat me punët e mëhershme, por duhet ta bëni një lidhje mes asaj se çfarë keni të shkruar në CV dhe çfarë kërkohet nga kompania. /Telegrafi/