LAJMI I FUNDIT:

Top skuadrat pas tij, Leverkusen i njofton për çmimin e Jeremie Frimpong

Top skuadrat pas tij, Leverkusen i njofton për çmimin e Jeremie Frimpong

Jeremi Frimpong do të largohet nga Bayer Leverkusen pas dy viteve qëndrim në Bay Arena.

Mbrojtësi i djathtë holandez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në aspektin personal, duke bërë klubet më të mëdha që të interesohen për shërbimet e tij.


Në 48 ndeshje zyrtare që ka zhvilluar holandezi ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë, që janë numra fantastik për një mbrojtës anësorë.

Real Madridi e gjen pasardhësin e Dani Carvajalit në Bundesliga
Lexo po ashtu Real Madridi e gjen pasardhësin e Dani Carvajalit në Bundesliga

22-vjeçari është në listën e dëshirave të katër top klubeve evropiane si Real Madrid, Barcelona, Manchester United dhe Bayern Munich.

Reprezentuesi holandez i ka bërë të qartë Leverkusenit se dëshiron të bëj një hap para në karrierë dhe klubi gjerman ka vendosur që ta shesë atë.

Ten Hag dëshiron me çdo kusht transferimin e Jeremie Frimpong
Lexo po ashtu Ten Hag dëshiron me çdo kusht transferimin e Jeremie Frimpong

Megjithatë ‘Aspirinat’ i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se për ta lejuar largimin e Frimpongit duan së paku 40 milionë euro.

Manchester United shihet si skuadra favorite për Frimpong, me holandezin që kishte jetuar në Manchester për tre vite sa ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori