Top pesë aksionet e mbrëmjes së kaluar në NBA (Video)


Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Kjo e fundit tashmë ka përzgjedhur top pesë aksionet më të bukura të mbrëmjes së kaluar.
Eric Bledsoe i Phoenix Suns është zgjedhur si sulmi më i mirë i natës, i cili bëri një ngulitje të fortë mbi gjigantin e Dennver Nuggetsit, Kenneth Faried.
Ndër më të mirit ishte edhe shpëtimi i një topi prej dy lojtarëve ndërsa përfundoi me një asistim perfekt për “Alley-oop” të Minnesota Timberwolwes. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































