LAJMI I FUNDIT:

Top 5 performancat më të mira në MTV VMA (Foto)

Top 5 performancat më të mira në MTV VMA (Foto)

Mbrëmjen e djeshme në Kaliforni është mbajtur Video Music Awards një nga eventet më të rëndësishme në muzikën botërore. Në skenë janë ngjitur emrat të njohur të muzikës moderne duke dhënë kështu performanca që do të mbahen mend gjatë. 5 prej tyre janë konsideruar si shfaqjet më të mëdha të mbrëmjes.

Kendrick Lamar është konsideruar mbreti i kësaj mbrëmjeje pasi fitoi 6 çmime mes tyre më të rëndësishmin. “Humble” hiti i tij mori treofeun si “Videoja më e mirë e vitit”. Reperi ka performuar dy nga këngët e tij më të suksesshme, “DNA” dhe “Humble”. E gjitha skena ka shpërthyer në flakë  shoqëruar nga efekte vizuale  magjepsëse. Gjatë performancës, sfondi metalik pas tij u ndriçua me zjarr dhe  një moment, një nga kërcimtarët po mbante në dorë një shpatë, e cila u përfshi nga flakët.


Pink ka marrë çmimin e “ Michael Jackson Video Vanguard” dhe ka performuar në skenë një kolazh të gjithë hiteve të saj në vite si “Get This Party Started,” “Just Give Me a Reason” duke  e përmbyllur me projektin e publikuar së fundmi  “What About Us”.

Katy Perry dhe Nicki Minaj kanë qenë dy nga këngëtaret që kanë pushtuar mbrëmjen. Fillimisht Perry u shfaq me një top basketbolli në duar, e ngjitur mbi kosh  duke performuar kështu hiti e saj “Swish Swish” derisa papritur në një moment ka dalë Nicki Minaj. Efektet vizuale ishin të jashtëzakonshme aq sa i kanë lënë të gjithë të mahnitur.

DNCE dhe Rod Stewart rikthyen këngën hit të 1978, “Do Ya Think I’m Sexy”. E gjithë performanca ishte argëtuese dhe veshjet e këngëtarëve dhe performuesve ishin të veçanta.

Logic, Alessia Cara dhe Khalid dhanë një mesazh të fortë kundër vetvrasjes përmes këngës “1-800-273-8255”  e cila e ka marrë titullin nga një numër emergjence. Gjithçka u bë akoma më kuptimplotë ku bashkë me këngëtarët në skenë u ngjitën dhe persona që i kishin mbijetuar një momenti të tillë dhe u solidarizuan duke veshur bluza të stampuara me numrin “1-800-273-8255” ./Blitz/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Magazina
A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Magazina
Kalo në kategori