LAJMI I FUNDIT:

Tony Britten, njeriu që krijoi himnin e Ligës së Kampionëve – Historia, ideja dhe frymëzimi

Tony Britten, njeriu që krijoi himnin e Ligës së Kampionëve – Historia, ideja dhe frymëzimi

Është një pjesë muzikore për të cilën Lionel Messi tha se e motivon, një melodi që mahniti Zinedine Zidanen dhe një gjë që e detyroi Cristiano Ronaldon të këndonte së bashku. Për gati tre dekada, himni i Ligës së Kampionëve ka emocionuar tifozët dhe lojtarët në stadiumet më të mëdha të futbollit në Evropë dhe gjithçka u krijua dhe u kompozua në hapësirën e disa javëve nga një njeri nga Croydon i quajtur Tony Britten.

Liga e Kampionëve është bërë turneu elitar i klubeve evropiane dhe sot (e diel) Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain do të luftojnë në finale për tu bërë mbretërit më të fundit të Evropës.


Por, para se të fillojë rrotullimi i topit të famshëm me yje, lojtarët do të rreshtohen në Lisbonë dhe do të dëgjojnë himnin e Ligës së Kampionëve – një pjesë muzikore që nxori frymëzim nga kurorëzimi i një mbreti gati 300 vjet më parë.

Tifozët zgjedhin formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Tifozët zgjedhin formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

“Unë ende marr ende para, por nuk janë miliona. Kjo është kryesisht nga transmetuesit, por ka territore të tilla si Kina dhe Rusia, ku unë nuk marr asnjë qindarkë – dhe kjo është çmenduri”, ka thënë fillimisht kompozitori Toni Britten.

Në verën e vitit 1992, Barcelona sapo ngriti Kupën Evropiane për herë të parë në Wembley dhe kompozitori Toni Britten po shkruante dhe prodhonte xhingla për reklama në TV.

Një agjenci marketingu thoshte se UEFA kishte plan të rindërtojë formatin e Kupës Evropiane dhe të krijojë Ligën e Kampionëve. U tha se kishte nevojë për një këngë për të emocionuar turneun e ri për të ndihmuar në ripariminin dhe përmirësimin e imazhit të lojës së bukur.

Tony Britten

“Ishte kohë më parë dhe për të qenë i sinqertë ishte thjesht një punë tjetër”, kujtoi Britten, përcjell Telegrafi.

“Kupa e vjetër evropiane ishte bërë një garë shumë e lodhur dhe për meritat e UEFA-s ata donin ta lartësonin sportin gjatë kohës kur kishte shumë huliganizëm në të gjithë Evropën”.

“UEFA donte që kjo garë të ishte më e mira e futbollit dhe jo më e keqja dhe tha se ata duhet të kishin një himn. Kupa Botërore në Itali sapo kishte pasur tre tenorë kështu që muzika klasike ishte e gjitha”.

Toni Britten punoi për producentin teatral britanik Sir Cameron Mackintosh

Për shkak se ky ishte një territor i ri, Britten ka thënë se UEFA nuk ishte shumë e sigurt për atë që dëshironte, kështu që ai mblodhi një listë dëgjimi të himneve klasike në mënyrë që përfaqësuesit e organizatës të mund të merrnin një ide të asaj që mund të dëshirojnë.

Zyrtarëve u pëlqeu tingulli i  Handel’s Zadok The Priest – një këngë e shkruar për kurorëzimin e Mbretit George II në vitin 1726.

Me muzikën e vendosur, Britten shkoi në një studio në Islington dhe përdori korin e Akademisë së St Martin dhe të Orkestrën Mbretërore Filharmonike për të regjistruar himnin.

“Disa thonë se melodia është e keqe nga Handel, por nuk është ashtu. Është vetëm fraza e parë e vargjeve të shkrimit dhe pjesa tjetër është e imja”.

“Mbaj mend që pyesja: ku janë fjalët? dhe ata thanë se nuk dinin, por se donin diçka në tre gjuhët zyrtare të UEFA-s – Anglisht, Gjermanisht dhe Frëngjisht”.

“Kështu që, unë erdha me një seri superlativësh. ‘Më i madhi’, ‘më i miri’, ‘zotëritë’, ‘ngjarja kryesore’, ‘kampionët’ dhe përkthyem midis atyre gjuhëve”.

“Gjithë u mblodhën brenda disa javësh dhe procesi aktual i kompozimit ishte vetëm çështje ditësh”.

“Megjithëse ishte krijuar që të ishte një garë e rëndësishme, kishte vetëm tetë ekipe dhe askush nuk mendoi se do të ishte garë e madhe që është bërë tani”, shton Telegrafi.

Që nga viti 1993 para çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve dëgjohet himni

Me kalimin e viteve Britten, një tifoz i Crystal Palace, u gjend brenda disa prej stadiumeve ikonike të Evropës, duke dëgjuar muzikën që ai krijoi.

“Mbaj mend që shkova në Arsenal dhe ne ishim pak të shqetësuar që tingulli i stadiumit nuk ishte aq i mirë. Unë po lëvizja rreth stadiumit sepse doja të dëgjoja tingullin në Highbury”.

“Por unë mbaj mend që kishte një tronditje në dëgjim dhe kjo ishte një lloj gumëzhitjeje”.

“E çova vëllain tim në finalen e Parisit në vitin 2000 dhe ne patëm një top të tillë. Ne ishim duke qëndruar në vendet e mira dhe vëllai im tregoi dhe tha që kishte njerëz që këndonin së bashku”.

“Në Stadiumin e vjetër Olimpic në Munich u takova me Pele – ai ishte një njeri i ëmbël, por për disa arsye nuk e mora autografin e tij”, transmeton Telegrafi.

Andrea Bocelli këndoi himnin në finalen e vitit 2016 midis Real Madridit dhe Atletico Madridit

Në vitin 2001, për të shënuar finalen midis Bayern Munich dhe Valencia në San Siro, Britten mbeti i shtangur nga këndimi i himnit nga 79,000 tifozë.

“Ishte një përvojë unike. Të dy grupet e tifozëve këndonin me zë të lartë. Ata në fakt filluan të qetësoheshin për të dëgjuar kur La Scala filloi të këndojë këngën e tyre”.

Në fund, Britten ka treguar se është ndalur edhe nga njerëz, por edhe figura të njohura të sportit si Stefan Effenberg dhe Gareth Bale, të cilët ia kanë lavdëruar himnin dhe i kanë treguar se është rrënqethës para çdo ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori