LAJMI I FUNDIT:

Tifozët zgjedhin formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

Tifozët zgjedhin formacionin më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve është shumë dashur për tifozët e futbollit sepse paraqet lojtarët më të mirë në botë që luftojnë kokë më kokë me njëri-tjetrin.

Gara më e madhe ekipore evropiane është thjeshtë fantastike. Në finalen e këtij sezoni, me kemi për të parë Neymar dhe Kylian Mbappe kundër Robert Lewandowski dhe Thomas Muller.


Konkurrenca ka qenë skena e Cristiano Ronaldos për më shumë se një dekadë dhe Lionel Messi, një fitues i katërfishtë, nuk ka performuar shumë keq.

Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

Sidoqoftë, problemi do të vinte nga zgjedhja e vetëm 11 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave në një Ligë Kampionëve.

Ka pasur shumë legjenda që janë paraqitur në këtë garë dhe kanë lënë gjurmë të mëdha në këtë garë, por zgjedhja e një formacioni do të ishte një detyrë vërtet e vështirë.

Por, kjo është ajo që tifozët kanë bërë duke votuar në një sondazh të BBC Sport, formacioni i cili ka shkaktuar mjaft tronditje në mediat sociale.

Portier: Gianluigi Buffon

Buffon asnjëherë nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve por ai doli në krye, duke u votuar nga 32 për qind e votuesve të sondazhit.

Iker Casillas me 29 për qind ishte i dyti ndërsa Edwin van der Sar me 14 për qind doli i treti.

Mbrojtës: Dani Alves, Sergio Ramos, Paolo Maldini, Roberto Carlos

Në 11-she e zgjedhur nuk kishte vend për Philipp Lahm, Marcelo, Carles Puyol apo Gerard Pique.

Ikona e Milanit, Maldini dëshmoi të ishte një zgjedhje popullore. Ai u votua nga 73 për qind e votuesve.

Mesfushorë: Andres Iniesta, Xavi, Zinedine Zidane

Steven Gerrard mungon por është e vështirë të keni ndonjë ankesë për tre të zgjedhurit përpara tij.

Zidane, një fitues i Ligës së Kampionëve si lojtar dhe menaxher, u zgjodh nga 63 për qind e votuesve.

Sulmues: Lionel Messi, Thierry Henry, Cristiano Ronaldo

Ronaldo me 90 për qind dhe Messi me 88 për qind ishin më të votuarit e repartit të sulmit. Pyetja e vetme ishte kush do të bashkohej me ta.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Henry me 26 për qind arriti të futej në formacion përpara Robert Lewandowski dhe Luis Suarez.

Formacioni i plotë i zgjedhur nga tifozët

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori