LAJMI I FUNDIT:

Tom Holland flet për betejën me alkoolin: Isha i skllavëruar nga pija

Tom Holland flet për betejën me alkoolin: Isha i skllavëruar nga pija

Tom Holland flet për udhëtimin e tij drejt maturisë dhe se si e kuptoi se ishte i varur nga alkooli.

Aktori 27-vjeçar britanik zbuloi publikisht në maj se ka qëndruar larg alkoolit për një vit e katër muaj, duke shtuar se kjo ishte një nga gjërat më të vështira që ai ka bërë ndonjëherë.


Ylli i “Spider-Man” u shfaq në podkastin e Jay Shetty të hënën, ku ai foli hapur për të treguar se sa i varur ishte pasi mori pjesë në një ‘janar të thatë’, shkruan DailyMail.

“Unë nuk u zgjova një ditë dhe thashë “Unë po heq dorë nga pijet. Thjesht, si shumë britanikë, kisha kaluar një dhjetor shumë, shumë të gazuar, kohë Krishtlindjesh, isha me pushime, kisha pirë shumë”, filloi ai, duke shtuar se ka qenë gjithmonë në gjendje të pijë shumë, duke shtuar se mendon se e merr këtë nga ana e familjes së nënës së tij.

“Vendosa të heq dorë vetëm për janarin, doja të bëja vetëm janarin e thatë dhe gjithçka që mendoj ishte të pija një pije”, pranoi Holland.

“Ishte gjithçka për të cilën mund të mendoja. Po zgjohesha duke menduar për këtë, po kontrolloja orën, kur është 12, dhe thjesht më frikësoi vërtet”, vazhdoi Holland.

“Dhe thash ndoshta kam pak alkool”, kështu që vendosa të ndëshkoj veten dhe të them se do të veproja njëjte edhe në shkurt, do të bëj dy muaj pushim”, tha Holland.

Ai pretendoi se nëse do të mundej të bënte dy muaj pushim, atëherë mund t’i dëshmonte vetes se nuk ka asnjë problem.

Holland shtoi se dy muajt kishin kaluar, dhe ai ‘ende po luftonte vërtet, sikur nuk mund të isha social, ndjeva sikur nuk mund të shkoja në pijetore, nuk mund të dilja për darka, isha vërtet, me të vërtetë duke u munduar dhe ngula të shqetësohesha se kisha një problem me alkoolin’.

Pasi kaluan dy muaj, ai vendosi të shkojë edhe tre muaj deri në ditëlindjen e tij, 1 qershor.

“Unë thashë me vete, nëse mund të bëj gjashtë muaj pa alkool, atëherë mund t’i dëshmoj vetes se nuk kam asnjë problem,” pranoi Holland, duke shtuar, “deri në kohën kur kisha arritur në 1 qershor, unë isha më i lumtura që kisha qenë ndonjëherë në jetën time’.

Ai shtoi se pas gjithë asaj kohe pa alkool, ai po flinte më mirë, po i zgjidhte më mirë problemet, ‘gjërat që do të shkonin keq në shesh-xhirime, që normalisht do të më çonin në nervozizëm, unë mund t’i merrja me qetësi’.

Holland pranoi se pa alkool ai kishte, ‘qartësi mendore kaq më të mirë, u ndjeva më i shëndetshëm, u ndjeva më në formë dhe thjesht i thashë vetes, pse jam skllav i kësaj pijeje? Pse jam kaq i fiksuar pas idesë për të pirë këtë pije?”, tha ylli.

Ai shtoi se është një vit e gjysmë që ka qenë esëll dhe ka pirë një pije, ‘as që më ka shkuar në mendje’.

Tom Holland njofton se po pauzon nga aktrimi
Lexo po ashtu Tom Holland njofton se po pauzon nga aktrimi

Aktori tha se nuk po përpiqet t’i shtyjë dikujt tjetër stilin e tij të jetesës që bënë tani, duke shtuar, “Nëse do të mund të inkurajoja dikë që të pinte më pak, do të ishte mirë. Por unë nuk dua të filloj të futem në botën e “Duhet të ndalosh së piri”, sepse nuk më takon mua ta them.’

Holland u takua me të dashurën e tij Zendaya në vitin 2016, gjatë xhirimit të “Spider-Man: Homecoming”, i pari në një trilogji të filmave të “Spider-Man” që do të bënin së bashku.

Raportet fillimisht pohuan se ata ishin në lidhje në korrik 2017, menjëherë pas publikimit të “Spider-Man: Homecoming”, me burime që pretendonin se ata filluan të takoheshin në set.

“Ata kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për ta mbajtur atë private dhe larg syrit të publikut, por ata kanë shkuar me pushime me njëri-tjetrin dhe janë përpjekur të kalojnë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin”, tha burimi.

Megjithatë, Holland dhe Zendaya mohuan thashethemet se po takoheshin, me Zendaya e lidhur shkurtimisht me bashkë-yllin e “Euphoria” Jacob Elordi në gusht 2019 dhe Holland që u takua me

Nadia Parkes në korrik 2020 pasi kaluan së bashku bllokimin e COVID-19.

Më pas, në korrik 2021, Holland dhe Zendaya u panë duke u puthur në makinën e aktorit dhe ata u panë shpesh gjatë pjesës tjetër të atij viti dhe në vitin 2022, duke përfshirë udhëtimet në Paris. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori