LAJMI I FUNDIT:

Tollovi te kampioni i Bundesligës: Nagelsmann dhe Salihamidzi gozhdojnë lojtarët e Bayernit

Tollovi te kampioni i Bundesligës: Nagelsmann dhe Salihamidzi gozhdojnë lojtarët e Bayernit

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, ishte i nervozuar pas humbjes 2-1 si mysafir i Bayer Leverkusenit, duke i akuzuar lojtarët e tij se kanë zero etikë në punë.

Edhe pse Bavarezët kaluan të parët në epërsi përmes Joshua Kimmich, dy gola nga Exequiel Palacios mjaftuan për mposhtjen e kampionit në fuqi në BayArena.


Bayerni ëhstë aktualisht në vendin e dytë në Bundesligë, një pikë prapa liderit  Borussia Dortmund, duke shkaktuar shqetësime se ata mund të dështojnë të vazhdojnë ecurinë e tyre dhjetëvjeçare të fitimit të titullit kampion.

Leverkuseni mposht Bayernin me rikthim
Lexo po ashtu Leverkuseni mposht Bayernin me rikthim

Duke folur pas ndeshjes, Nagelsmann pranoi se ekipi i tij e meritonte të humbiste kundër Leverkusenit të dielën.

“Me përjashtim të dhjetë minutave të fundit, ne ishim ekipi më i keq. Kishte pak fuqi në fushë, nuk luajtëm mirë. Kështu që ne e meritonim humbjen”, deklaroi ai.

Nagelsmann nuk u përmbajt në vlerësimin e tij të ashpër për ekipin e tij, ndërsa vazhdoi t’i cilësonte si dembelë.

Bayerni ka një ‘spiun’ në dhomën e zhveshjes, Nagelsmann i mërzitur për këtë gjë dhe e tha në konferencë për shtyp
Lexo po ashtu Bayerni ka një ‘spiun’ në dhomën e zhveshjes, Nagelsmann i mërzitur për këtë gjë dhe e tha në konferencë për shtyp

“Ne e bëmë atë përsëri dhe përsëri. Ishte përmirësuar në javët e fundit, ky stil emocioni dhe cilësie. Sot ishim dembelë. Në mbrojtje dhe në sulm, disa lojtarë kishin një përqindje zero etike. Ne ishim vërtet të dobët në paraqitjen tonë të lojës”, potencoi trajneri i Bayernit.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, ishte gjithashtu jashtëzakonisht i frustruar dhe pranoi se ai ‘rrallëherë ka përjetuar’ një mungesë të tillë mentaliteti nga një skuadër e Bayernit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori