LAJMI I FUNDIT:

Bayerni ka një ‘spiun’ në dhomën e zhveshjes, Nagelsmann i mërzitur për këtë gjë dhe e tha në konferencë për shtyp

Bayerni ka një ‘spiun’ në dhomën e zhveshjes, Nagelsmann i mërzitur për këtë gjë dhe e tha në konferencë për shtyp

I mërzitur që taktikat e tij u zbuluan në mediat gjermane, Julian Nagelsmann është i bindur se ka një “spiun” te Bayern Munich.

Sport Bild zbuloi disa nga planet e tij të lojës në edicionin e së mërkurës, duke e lënë trajnerin e Bayern Munich të bindur se ka një tradhtar në grupin e tij.


Mbetet për t’u parë se kush është pasi trajneri nuk e di se kush është ai.

“Më bezdis. Një person që transferon diçka dëmton çdo lojtar, ky nuk është qëllimi i dëshiruar. Spiunët janë një specie e mbrojtur, kështu që kërkimi është shumë, shumë i ndërlikuar”.

“Është e rëndësishme për mua që të mund ta shoh veten në sy dhe për këtë person do të jetë e vështirë të shikohet në pasqyrë”, ka thënë Nagelsmann në konferencën për shtyp.

Man City mbetet favorit, Napoli më shumë gjasa se Bayern Munich – Interi dhe Milani të fundit
Lexo po ashtu Man City mbetet favorit, Napoli më shumë gjasa se Bayern Munich – Interi dhe Milani të fundit

Trajneri i ri 35-vjeçar është shqetësuar shumë nga kjo histori dhe pranon se e mendon shumë, pasi pyet veten se cili është qëllimi i personit që përcjell informacione nga dhoma e zhveshjes së Bayern Munich.

Liderët aktualë të Bundesligës, Bayern Munich, kanë dy pikë epërsi ndaj Borussia Dortmundit dy ditë para ndeshjes së tyre kundër Bayer Leverkusenit (të dielën 17:30), ndërsa përballen me Manchester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori