Grupi mitrovicas i TNT-së është i njohur për një numër të madh hiteve të sjella ndër vitesh.

Një ndër to është edhe kënga që i është kushtuar një biondine, të cilat i kishte sytë e zi.

Tashmë bendi ka ripërpunuar këngën dhe e ka risjell për fansat dhe publikun e gjerë, ku pjesëmarrëse është edhe këngëtarja, Luana Vjollca.

View this post on Instagram

Pershkruajeni kete foto.. 🤔

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on Jun 10, 2019 at 3:08am PDT

Kjo e fundit me këtë rast ka falënderuar grupin mundësinë e dhënë dhe ka kujtuar një rast që e lidh me nënën dhe të motrën, Marinën.

“Faleminderit Grupit TNT për këtë ftesë të më ofrohet kjo këngë legjendare që tërë jetën e kam kënduar e dashur shumë fortë. Është nder për mua! Unë, motra dhe mami ia kemi dedikuar gjithmonë këtë këngë njëra-tjetrës”, ka shkruar ndër të tjerash Luana në Instagram.

Ndryshe, Luana si dhe bendi në muajt e ardhshëm do të sjellin ndaras këngë të reja. /Telegrafi/