Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më pak sesa është menduar, për shkak të rritjes së inflacionit.
Siç tregojnë autoritetet vendore, pushtimi rus në Ukrainë ka ndikuar në rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, duke rritur shqetësimet se presioni nga inflacioni mund të pengojë rimëkëmbjen ekonomike, pas pandemisë COVID-19.
Performaca ekonomike, më e dobët sesa pritej në Francë, i jep fund rritjes së fuqishme ekonomike pas pandemisë, dhe përbën sfidë për presidentin, Emmanuel Macron, i cili ka fituar mandatin e ri si president muajin e kaluar.
Sipas statistikave, në tremujorin e parë të vitit, bruto-prodhimi i brendshëm është tkurrur për 0.2 për qind.
Shpenzimet familjare kanë rënë për 1.9 për qind në periudhën e njëjtë, më keq sesa është pritur.
Inflacioni është rritur sërish në muajin maj, duke arritur në 5.2 për qind – për herë të parë kalon shifrën 5 për qind prej vitit 1985.
Çmimet e energjisë janë rritur po ashtu. Çmimet e ushqimit janë rritur për 4.2 për qind.
Megjithatë, inflacioni në Francë nuk është aq i lartë sa në vendet e Eurozonës.
Në Gjermani është raportuar një rekord prej 7.9 për qind, derisa në Spanjë inflacioni ka arritur në 8.7 për qind në muajin maj. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City