Christian Bale ka bërë një tjetër ndryshim drastik në dukjen e tij.
Aktori i famshëm, i cili është i njohur për transformimet e mëdha për rolet filmike, ka bërë ndryshimin e radhës.
44-vjeçari e ka transformuar veten për rolin e Dick Cheneyt në filmin “Backseat”, saqë vështirë njihet.
Christian Bale në rolin e Dick Cheneyt në muajin nëntor (Foto: Backgrid)
Filmi është bërë me regji të Adam McKay, i cili ka punuar me Bale në “The Big Short”, rol i cili ia siguroi nominimin për Oscar.
Krahas tij në filmin e ri luajnë edhe Sam Rockwell, Steve Carell dhe Amy Adams.
Ndërsa pasi i ka përfunduar xhirimet, ai është fotografuar duke u dhënë autografe fansave, me ç’rast është vërejtur se sërish ka humbur shumë në peshë.
Christian Bale në Aeroportin e Los Angelesit më 3 prill (Foto: WENN.com)
Gjatë karrierës së tij, Bale ka bërë lëvizje drastike në peshë, nga një ekstrem në tjetrin për nevojat e roleve filmike.
Christian Bale në filmin “The Machinist” (Foto: EOnline)
Në vitin 2004, ai humbi 29.5 kilogramë dhe pesha e tij ishte vetëm 54.5 kilogramë për filmin “The Machinist”.
Një vit më pas, aktori shtoi 31.7 kilogramë për rolin e tij në filmin Batman, ndërsa 13.6 kilogramë kishte shtuar vetëm në muskuj. /Telegrafi/