Tjetër supergol nga gjuajtja e lirë në Ligën e Parë nga Meriton Korenica (Video)

18 vjeçari, mesfushori i KF Rahovecit, Meriton Korenica, sërish ka shkëlqyer për ekipin e tij në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Ai që po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave evropiane, Meriton Korenica, ka realizuar një tjetër gol spektakolar.
Në ndeshjen që ekipi i tij kërkonte fitoren patjetër për të siguruar mbetjen në ligë, ai realizoi golin e barazimit nga një distancë e jashtëzakonshme për 1-1.
Ky ishte goli i 10-të këtë edicion i Korenicës, duke qenë një prej lojtarëve më të rrezikshëm në Ligën e Parë, pavarësisht se luan si mesfushor ofanziv.
Pos FC Prishtinës, lojtarin po e kërkojnë edhe një numër skuadrash tjera që po kërkojnë firmën e tij pasi që lojtari konsiderohet edhe si e ardhmja e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































