LAJMI I FUNDIT:

Tjetër gol nga Rashica, vushtrriasi i shënon edhe Bayer Leverkusenit

Tjetër gol nga Rashica, vushtrriasi i shënon edhe Bayer Leverkusenit
Milot Rashica dhe Max Kruse (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Milot Rashica ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga edhe në javën e 26-të.

Në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit, ylli i Kosovës ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.


Ishte minuta e 37-të e ndeshjes kur kapiteni Max Kruse asistoi bukur te Rashica i cili shënoi me një goditje të fortë për 0-2.

Goli ndaj Leverkusenit ishte i shtati këtë kampionat për sulmuesin nga Vushtrria.

Për ta parë golin e Rashicës klikoni KËTU. /Telegrafi/