Bianconerët bënë një hap shumë të rëndësishëm drejt Scudettos për sezonin 2013/2014 duke mposhtur Udinesen me rezultat 2-0 në Stadio Communale Friuli.

Mysafirët bënë paraqitje të shkëlqyer në gjysmën e parë duke realizuar dy gola dhe duke i dhënë fund dyshimit për fituesin.


sebaudine

Sebastian Giovinco pranoi një top nga Pogba brenda zonës, mposhti Domizzin dhe pastaj me të majtën e la të pashpresë portierin Scuffet (16’).

Dhjetë minuta më vonë rezultati u dyfishua. Pirlo u përpoq të pasonte te Marchisio, i cili nuk arriti ta marrë topin që shkoi te Fernando Llorente dhe spanjolli realizoi (26’).

Bardhezinjtë vazhduan të luajnë mirë në pjesën e dytë dhe e menaxhuan takimin duke e mbrojtur njëherësh rezultatin.

Juventusi ka tetë pikë më shumë se Roma kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar. /Telegrafi/

telegrafi sport app