LAJMI I FUNDIT:

Tifozi shqiptar i Dinamo Zagrebit që vjen nga Gjakova: Kam rënë në dashuri me klubin kroat tetë vjet më parë edhe kam qarë në humbje

Tifozi shqiptar i Dinamo Zagrebit që vjen nga Gjakova: Kam rënë në dashuri me klubin kroat tetë vjet më parë edhe kam qarë në humbje

Mediumi kroat Index.hr ka udhëtuar për në Prishtinë për ndeshjen e Ligës së Konferencës që zhvillohet mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit.

Dinamo Zagreb nuk do ta ketë mbështetjen e Bad Blue Boys sonte nga ora 18:45 në stadiumin “ Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Ballkanit, por ka shumë shqiptarë që janë tifozë të klubit të madh kroat.


Që nga koha e ish-Jugosllavisë, Dinamo dhe Hajduku gëzojnë respekt të madh në Kosovë dhe për Dinamon flitet vetëm në superlativë në Prishtinë, shkruan ky medium.

Ballkani sot përballet me favoritin e Grupit C - synon rezultat pozitiv
Lexo po ashtu Ballkani sot përballet me favoritin e Grupit C - synon rezultat pozitiv

Në stadium do të jetë edhe 23-vjeçari Amor Mula, i cili u dashurua me Dinamon si fëmijë tetë vite më parë kur Dinamo luajti me Skënderbeun e Korçës në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Dinamo fitoi 4-1 dhe 2-1 dhe, ndonëse dy vite më vonë do të eliminohej nga i njëjti kundërshtar në Ligën e Evropës.

“Dinamo kishte një skuadër të madhe atëherë. Eduardo mbronte, Pjaca luante dhe Soudani, idhulli im, e doja më së shumti, një lojtar i madh. Më bëri përshtypje Bad Blue Boys dhe ëndrra ime më e madhe është të shkoj në Maksimir”

“Nuk kam qenë kurrë, por shpresoj të vij një ditë. Nuk ka asnjë klub tjetër që e dua dhe nuk kishte se si ta humbisja këtë ndeshje. Natyrisht, unë gjithmonë mbështes kombëtaren kroate. U çmenda nga lumturia kur Orsic dhe Petkovic eliminuan Brazilin”, ka thënë Amori cili vjen nga Gjakova.

Ai tutje tregon se në çdo afat kalimtar ndjek të gjitha lajmet për transferimet në lidhje me Dinamon, ndërsa ka për dhurata një top të firmosur nga Lovro Mejer dhe një fanellë nga Mario Gavranovic.

Takimi me lojtarët e Dinamo Zagrebit

Mula ka qenë me disa tifozë të tjerë të Dinamos para hotelit në qendër të qytetit ku po qëndron skuadra. Ai ka bërë fotografi me lojtarët, por është mërzitur pak pasi aty nuk ishte lojtari i tij i preferuar, Bruno Petkovic.

“Kur u thashë se jam nga Kosova dhe jam tifoz i Dinamos, trajneri Jakirovic nuk mund ta besonte. Ishte dita më e bukur e jetës sime, isha aty nga ora 6 e mëngjesit. Kisha një ndjenjë para shortit të Ligës së Konferencës se Dinamo do të vinte në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që e shikoj, dua të shkoj vetëm një herë në Maksimir…”, deklaroi gjakovari.

“Kam qarë për shkak të Shakhtarit”

Ndeshja më e vështirë në “karrierën” e tifozëve të Dinamos ishte ajo ndaj Shakhtarit në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve në vitin 2019, kur Dinamo po fitonte 3-1 deri në minutën e 93-të, për të pësuar pastaj dy gola, ku edhe përfundimisht ra nga grupi.

“Kam qarë pas asaj loje, nuk kam mundur të vij në vete. Por kjo është arsyeja pse nuk do ta harroj kurrë Tottenhamin dhe atë fitore të madhe. Mislav Orshic, ai ishte një njeri për ndeshje të mëdha. Ishte një ekip i madh”, përfundoi Mula. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori