Tifozi i Manchester United djeg fanellën e klubit pas zhgënjimit me afatin kalimtar, kërkohet largimi i shefit ekzekutiv Woodward

Dita e fundit e afatit kalimtar erdhi dhe shkoi, me Manchester Unitedin, që nuk nënshkroi me asnjë lojtar.
Madje Romelu Lukaku u largua duke kaluar në Itali te Interit. Disa ditë më parë, pritej që Lukaku të ndërrohej me Paulo Dybalan, por kjo nuk ndodhi.
Dhe për fat të keq për tifozët e United, klubi nuk ishte në gjendje të blejnë të emër tjetër, që flitej si Christian Eriksen, apo edhe Bruno Fernandes.

Kjo është pritur me zhgënjim nga tifozët. Sidoqoftë, një tifoz duket se e ka marrë më shumë seriozisht këtë gjë.
Përdoruesi i Twitter, postoi një video duke e djegur fanellën e United dhe duke ia bashkangjitur një mesazh.
https://twitter.com/OttisSnr/status/1159450746569580544?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1495872-fan-burns-his-manchester-united-shirt-after-deadline-day-disappointment
"I dashur @ManUtd. Unë jam i zemëruar. Klubi im i dashur është bërë për tu qeshur për shkak të atij njeriu [drejtori ekzekutiv Ed] Woodward”.
"Do ta shikoj sezonin e ardhshëm si neutral. Nuk kam forcë të shoh përsëritjen e sezonit të kaluar, #WoodwardOut", shkroi ai.
Është e lehtë ta kuptosh dëshpërimin e tij.
Klubi në këtë verë u koncentrua në mbrojtje duke marrë lojtar si Aaron Wan-Bissaka e Harry Maguire. /Telegrafi/










































