Tifozët irlandezë ndërprenë ndeshjen kundër Katarit dhe valëvitën flamuj palestinezë, nuk duan të luajnë ndaj Izraelit

Tifozët e ekipit kombëtar të Irlandës ndërprenë ndeshjen kundër Katarit pasi hodhën dhjetëra topa tenisi në fushë si një formë proteste kundër ndeshjes së tyre të ardhshme kundër Izraelit në Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes miqësore të mbrëmshme me Katarin, dhe gjyqtari u detyrua ta ndërpresë ndeshjen për pak kohë, ndërsa rojet e rendit i hoqën topat nga fusha.
Në tribuna shiheshin pankarta dhe mesazhe mbështetjeje për Palestinën, ndërsa tifozët vërshëllenin dhe brohorisnin për të shprehur qartë pakënaqësinë e tyre me vendimin për ta luajtur ndeshjen kundër Izraelit siç ishte planifikuar.
The first half of Ireland's friendly against Qatar in the Aviva Stadium was interrupted twice as fans threw tennis balls onto the pitch
Palestine flags waved in the stands, and sections of fans chanted "stop the game" pic.twitter.com/E5ZfFoy2BJ
— Balls.ie (@ballsdotie) May 28, 2026
Ky veprim vjen në një kohë kur tensionet dhe protestat në lidhje me gjenocidin në Gaza po rriten në të gjithë Evropën, dhe ngjarjet sportive po bëhen gjithnjë e më shumë një platformë për mesazhe politike dhe shprehje solidariteti.
Federata e Futbollit të Irlandës nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me protestën e tifozëve, ndërsa UEFA gjithashtu nuk ka komentuar për masat e mundshme disiplinore.

Ju kujtojmë se në periudhën në vijim, kombëtarja irlandeze duhet të garojë me Izraelin në garën e Ligës së Kombeve, gjë që shkaktoi reagime të shumta tek tifozët dhe një pjesë e publikut sportiv. /Telegrafi/















































