LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Zvicrës tallen me Italinë pasi dështuan të kualifikohen në Kupën e Botës

Tifozët e Zvicrës tallen me Italinë pasi dështuan të kualifikohen në Kupën e Botës

Tifozët e Përfaqësueses së Zvicrës janë përkujdesur të tallen me Italinë pas dështimit të tyre të fundit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Zvicra dhe Italia ishin në grupin e njëjtë, atë C, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës të këtij viti në Katar.

Helvetikët arritën ta mbyllin Grupin në vendin e parë duke siguruar kualifikimin direkt në Kupën e Botës, ndërsa Italia mbeti e dyti.

Maqedonia e Veriut shokon Italinë, e lë jashtë Kampionatit Botëror
Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut shokon Italinë, e lë jashtë Kampionatit Botëror

Keshtu, Italia u desh ta kërkonte kualifikimin me anë të ndeshjeve “Play-Off”, ku në short nuk i ra ndeshje e vështirë në letër.

Azurrët u shortuan me Maqedoninë e Veriut për ndeshjen gjysmëfinale dhe në finale do takoheshin me njërën mes Portugalisë dhe Turqisë.

Megjithatë, ekipi i Roberto Mancini u befasua nga ballkanikët duke u mposhtur me rezultat 1-0 dhe duke u eliminuar përfundimisht për një kualifikim në Kupën e Botës.

Italia nuk është kampionia e parë e Evropës që nuk kualifikohet në Kupën e Botës
Lexo po ashtu Italia nuk është kampionia e parë e Evropës që nuk kualifikohet në Kupën e Botës

Ky eliminim ka bërë që tifozët e Zvicrës të tallen me Italinë gjatë ndeshjes së sotme (e shtunë) miqësore me Anglisë, e cila u mbyll 2-1 për Tre Luanët.

Tifozët e Zvicrës i kishin kushtuar një pankartë duke kërkuar në Google: “Italia në Kupën e Botës Katar 2022”, ndërsa faqja e njohur ia sugjeronte “E keni fjalën: Zvicra”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori