LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Realit zgjedhin më të mirin në histori të klubit me anë të një sondazhi: Di Stefano lë shumë mbrapa Ronaldon (Foto)

Tifozët e Realit zgjedhin më të mirin në histori të klubit me anë të një sondazhi: Di Stefano lë shumë mbrapa Ronaldon (Foto)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka humbur betejën ndaj legjendës Alfredo Di Stefano, i cili është votuar si më i miri i historisë së Real Madridit nga tifozët e skuadrës spanjolle në një sondazh të hapur.

Gjatë të enjtes mbrëma, Ronaldo fitoi çmimin më të madh individual, Topin e Artë për herë të pestë në karrierë, duke barazuar rekordin e rivalit të tij të urryer, Lionel Messit.


Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo fiton Topin e Artë 2017 (Foto)

Pas fitimit të këtij cmimi të madh individual, ylli portugez si duke mori zemër dhe u deklarua pa modesti se është më i miri në histori të futbollit.

Megjithatë, kështu nuk mendojnë edhe tifozët e vet skuadrës së tij, Real Madridit, pasi nuk e kanë votuar si më të mirin e historisë së klubit Mbretëror.

Ronaldo harron modestinë: Jam më i miri në histori të futbollit
Lexo po ashtu Ronaldo harron modestinë: Jam më i miri në histori të futbollit

Gazeta e njohur spanjolle AS ka hapur një sondazh për tifozët e klubit mbretëror se kush është më i miri i historisë, Ronaldo apo Di Stefano.

CR7 me Topin e pestë të Artë të fituar të enjten mbrëma (Foto: France Football)

Zgjedhje ishte e vështirë pasi të dy lojtarët kanë një rekord për t’u pasur zili dhe një numër marramendës të golave të shënuar.

Di Stefano luajti në 396 ndeshje zyrtare për Realin, ku shënoi 307 gola, duke e ndihmuar klubin të fitonte pesë Liga të Kampionëve, tetë La Liga, një Kupë, një Kupë Interkontinentale dhe një Kupa Latine dhe në nivel individual u zgjodh tri herë lojtari më i mirë në botë dhe pesë trofe për golashënuesin më të mirë të Ligës.

Ndeshjet dhe trofetë e fituar nga Di Stefano dhe CR7!

Cristiano, nga ana tjetër, ka luajtur 412 ndeshje dhe ka shënuar 418 gola, duke fituar tre trofe Pichichi. Gjatë karrierës së tij, portugezi ndihmoi Realit të fitojë tre trofe të Ligës së Kampionëve dy La Liga, dy Kupa, dy Superkopa të Spanjës, tre të Evropës dhe dy Kupa të Botës për Klube.

Zgjedhja ishte shumë e vështirë, por tifozët, përmes një sondazhi të botuar nga AS.com, nuk kishin asnjë dyshim: 61.62 për qind e përdoruesve të internetit vendosën të votonin për Di Stefanon, ndërsa vetëm 38.38 për qind e votave të përgjithshme prej 20.494 votuesve shkuan për Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/

Rezultati i sondazhit nga AS:

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori