LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Liverpoolit të acaruar që Anthony Taylor do të ndajë drejtësinë në derbin me Cityn

Tifozët e Liverpoolit të acaruar që Anthony Taylor do të ndajë drejtësinë në derbin me Cityn

Tifozët e Liverpoolit janë zemëruar me vendimin Federatës angleze që të caktojnë Anthony Taylorin si gjyqtar për derbin me Manchester Cityn të dielën.

Reds kanë një ndeshje të rëndësishme në Ligën Premier me skuadrën e Pep Guardiolës që mund të vendosë garën për titull në maj.

Megjithatë, tifozët e Liverpoolit kanë mbetur të zemëruar pasi arbitri me bazë në Mançester, Taylor është emëruar si njeriu që do të ndajë drejtësinë.

“Ky njeri ka një agjendë të fortë” – tifozët e Chelseat krijojnë një peticion kundër gjyqtarit Anthony Taylor
Lexo po ashtu “Ky njeri ka një agjendë të fortë” – tifozët e Chelseat krijojnë një peticion kundër gjyqtarit Anthony Taylor

Taylor ka lindur në Wythenshawe, që është rrethinë e Manchesterit, por ai ka konfirmuar në shumë raste se mbështet Altrincham. Kjo nuk i ka penguar tifozët e Reds të pretendojnë se ‘nuk mund të jetë më e qartë se çfarë dëshiron PGMOL (organi i gjyqtarëve profesionistë)’ me ndeshjen më të madhe të sezonit.

“Një refer i lindur në Mançester. Nuk e di pse FA pëlqen ta bëjë këtë gjatë gjithë kohës. Pothuajse si ata ushqehen nga polemikat”, u shpreh një tifoz i zemëruar. Ndërsa një i dytë postoi në Twitter: “Kjo mbanë një aromë? Gënjeshtrat e prillit (ishin) javën e kaluar!”.

Kevin De Bruyne i Manchester City humb një penallti gjatë ndeshjes së Premierligës midis Manchester City dhe Liverpool në Etihad Stadium më 08 nëntor 2020 në Mançester, Angli.  Stadiumet sportive në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar mbeten nën kufizime të rrepta për shkak të Pandemisë së Coronavirusit pasi ligjet e qeverisë për distancimin shoqëror ndalojnë tifozët brenda ambienteve duke rezultuar në lojërat që luhen me dyer të mbyllura.

Një tjetër i mërzitur: “Ndeshja më e madhe e sezonit dhe ata kanë caktuar si gjyqtar Taylorin dhe Tierneyn në VAR. Kjo është mashtruese nuk mund të jetë më e qartë se çfarë kërkon PGMOL”.

“Korrupsioni në kulmin e tij në Ligën Premier. Mund t’i dorëzojë edhe titullin e ligës”, shtoi një i katërti.

Të dyja skuadrat morën tre pikë gjatë fundjavës, por po shkojnë në një periudhë të vështirë që i sheh dy skuadrat të përballen dy herë, një në ligë dhe një në FA Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori