LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Liverpoolit pushtojnë Madridin para finales së Ligës së Kampionëve

Tifozët e Liverpoolit pushtojnë Madridin para finales së Ligës së Kampionëve

Tifozët e Liverpoolit janë para në numër shumë të madh për ndeshjen e finale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli do të përballet me Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve e cila do të zhvillohet nga ora 21:00 në Ëanda Metropolitano të Madridit.


Edhe në këtë ndeshjes sikurse në çdo tjetër, Liverpooli do t’i ketë pas vete tifozët e tyre besnik.

UEFA konfirmon, do të mbahet një minutë heshtje para nisjes së finales në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu UEFA konfirmon, do të mbahet një minutë heshtje para nisjes së finales në Ligën e Kampionëve

Tifozët Reds edhe në këtë përballje do të jenë në numër shumë të madh për të përkrahur nga afër ekipin e tyre të zemrës.

Rrugës e Madridit janë pushtuar të gjitha nga tifozët e Liverpoolit, ndërsa raportohet se janë mbi 50 mijë tifozë.

Këngë, atmosferë, alkool, vallëzim dhe gjithçka tjetër po shihet në Madridi para fillimit të finales. /Telegrafi/