LAJMI I FUNDIT:

“Tifozët e Argjentinës e trajtojnë Messin si Zot, Ronaldon ata të Portugalisë si Mbret” – Raphinha shpërthen ndaj atyre të Brazilit për Neymarin

“Tifozët e Argjentinës e trajtojnë Messin si Zot, Ronaldon ata të Portugalisë si Mbret” – Raphinha shpërthen ndaj atyre të Brazilit për Neymarin

Rapinha ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të Brazilit për trajtimin që po ia bëjnë Neymarit rreth lëndimit të pësuar.

Ylli i Paris Saint-Germain pësoi lëndim në fitoren 2-0 ndaj serbëve në kuadër të Kampionatit Botëror, derisa ka përfunduar për të kjo fazë e grupeve dhe pritet të rikthehet në fazën e eliminimit direkt, nëse ekipi ia del ta kalojë këtë fazë.

Por, anëtari i Barcelonës ka kritikuar ashpër tifozët e Brazilit, duke u thënë se ata duhet të marrin shembull nga ata të Argjentinës dhe Portugalisë, se si trajtohet Lionel Messi, respektivisht Ronaldo.

“Tifozët e Argjentinës e trajtojnë Messin si Zot, tifozët e Portugalisë e trajtojnë Ronaldon si një mbret, ndërsa tifozët e Brazilit brohorasin që Neymar t’i thyejnë këmbën”.

“Sa e trishtueshme, gabimi më i madh në karrierën e Neymar është lindja në Brazil. Ky vend nuk e meriton talentin dhe futbollin e tij”, ka shkruar Raphinha në Instagram.

Brazili ndeshjen e dytë në këtë Botëror e luan ndaj Zvicrës të hënë e javës që po vije nga ora 17:00, dhe në rast të fitores, do ta kalonin grupin G. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori