LAJMI I FUNDIT:

Tifozët dalin me një teori se pse Xabi Alonso mori vendimin për të qëndruar tek Leverkuseni

Tifozët dalin me një teori se pse Xabi Alonso mori vendimin për të qëndruar tek Leverkuseni

Tifozët kanë ardhur me një teori se pse Xabi Alonso do të qëndrojë tek Bayer Leverkuseni në mesin e interesimit të madh që kishte nga ekipe si Liverpooli dhe Bayern Munichu.

Alonso ka prodhuar disa netë magjike me Leverkusenin këtë sezon, teksa momentalisht gjendet në krye të tabelës në elitën e futbollit gjerman.


Ata kanë regjistruar një seri impresive prej 70 pikësh duke qëndruar të pamposhtur gjatë këtij procesi, pasi kanë fituar 22 nga 26 ndeshje në ligë deri më tani.

Kjo formë e lartë nga Leverkuseni kishte bërë që Alonso të tërheq interesimin e klubeve të mëdha evropiane siç janë Liverpooli dhe Bayerni, të cilat janë në ‘gjueti’ për një trajner të ri.

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen
Lexo po ashtu “Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Tifozët e futbollit në rrjetet sociale janë të sigurtë se ata e dinë pse 42-vjeçari refuzoi të flas me ekipe si Liverpooli dhe Bayerni. Ata janë të bindur se Alonso po pret për të marrë drejtimin e Real Madridit në të ardhmen e afërt.

“Bayerni dhe Liverpooli heqin dorë nga Alonso në një çështje orësh. Kështu që ai po qëndron tek Leverkuseni, por gjithashtu, po pret për Real Madridin”, ka shkruar një tifoz në platformën X.

Një tjetër tifoz tha: Ka kuptim për të, por kjo do t’i lëndojë tifozët e Liverpoolit dhe Bayernit.

Ancelotti ka rinovuar me Real Madridin deri në qershor të vitit 2026, dhe duket se pasi italianit t’i skadojë kontrata, Florentino Perez do t’i bëjë ofertë Xabi Alonsos./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori