LAJMI I FUNDIT:

Tifozët anglezë lavdërojnë paraqitjen e Kosovës

Tifozët anglezë lavdërojnë paraqitjen e Kosovës

Paraqitja e Përfaqësueses së Kosovës në humbjen ndaj Anglisë është duartrokitur nga të gjithë, sidomos nga tifozët anglezë.

Kosova u mposht me rezultat 5-3 nga Anglia, por humbja mbeti në plan të dytë, pasi paraqitja e djelmoshave dardanë ishte për çdo lëvdatë.


Kjo pasi djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes bënë një lojë të mirë dhe arritën t’i shënojnë tri gola Tre Luanëve.

Mediat ndërkombëtare reagojnë pas ndeshjes Angli-Kosovë, vlerësohet lartë paraqitja e Dardanëve
Lexo po ashtu Mediat ndërkombëtare reagojnë pas ndeshjes Angli-Kosovë, vlerësohet lartë paraqitja e Dardanëve

Madje, edhe vet tifozët anglez lavdëruan jashtë-mase paraqitjen e të martës mbrëma nga futbollistët e Kosovës.

“Kosova sinqerisht ishin të mirë. Luftuan për gjithçka, shpresoj të kualifikohen për Euro 2020”, ishte një postim i një tifozi anglez në Twitter.

Një postim tjetër shkruante: “Mendoj se çdokush në Angli është tifoz edhe i Kosovës tash, përfshirë mua”.

Më poshtë keni edhe disa nga postimet e tifozëve anglezë në lidhje me paraqitjen e Kosovës.  /Telegrafi/