Tifozat Kuq e Zi duan festë me Serbinë

Tifozat Kuq e Zi nuk do të mungojnë dhe do të jenë rreth 2 mijë. Kjo është marrëveshja që është arritur me Federatën Shqiptare të Futbollit.
TKZ që prej vitesh nuk mungon në tribuna në mbështetje të përfaqësueses kërkon që ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi të shkojë në finalet e Euro 2016 dhe për këtë do të mbaj në kontroll sportdashësit në “Elbasan Arena”.
Këta tifozë “fanatikë” të ngjyrave kuq e zi nuk duan që kjo ëndërr të mos pengohet nga askush.
Pritet që siguria gjatë përballjes Shqipëri – Serbi të jetë e një niveli të lartë dhe puna për përgatitjen e planit ka nisur prej kohësh. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































