LAJMI I FUNDIT:

TickTime është pajisja që do ta ndryshojë mënyrën se si llogaritet dhe menaxhohet koha

TickTime është pajisja që do ta ndryshojë mënyrën se si llogaritet dhe menaxhohet koha

Me anë të kësaj pajisjeje, përdoruesit do të ndihmohen që të llogarisin dhe menaxhojnë kohën, në mënyrë sa më praktike.

Duke e shfrytëzuar si kronometër, TickTime e bën shumë më të lehtë llogaritjen e kohës, ndërsa jeni të angazhuar, transmeton Telegrafi.


Nëpërmjet butonave apo rrotullimit të pajisjes me sipërfaqe gjashtëkëndore, TickTime mund të fillojë në numërojë kohën e kaluar, për t’ju treguar se nuk keni më kohë dhe keni mbetur vonë.

Pajisja mundëson të strukturohet orari i punës, shënjestrat gjatë ushtrimeve fizike, mund të shfrytëzohet edhe si matës gjatë lojës, si dhe ka lehtësime gjatë përgatitjes së ushqimit.

Kjo pajisje mund të përdoret kudo dhe ofrohen llogaritje shumë të mirë gjatë meditimeve, ndërsa ka përmasa për mbajtje në tavolinë, apo edhe kur shkoni diku në një hapësirë jo të largët. /Telegrafi/