Ambasadorët e SHBA dhe BE, dhe Jess Baily dhe Aivo Orav sipas informacion jozyrtare sot në mesditë pritet do të takohen me presidentin Gjorge Ivanov për vendimin e tij për faljen e personave për veprat penale që lidhen nga bisedat e përgjuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht, ambasadorët kërkuan një takim me Ivanov kur vendimi u njoftua pardje, por ai nuk e ka pranuar kërkesën e tyre. Këtë mëngjes nga zyra e Ivanovit nuk konfirmuan asgjë për takimin e sotëm. Thanë se do ta kontrollojnë nëse në axhendën e presidentit ka një ngjarje të tillë, kështu që kur do të vërtetohet do ta informojnë publikun. /Telegrafi/