LAJMI I FUNDIT:

“Ti nuk je kapiteni i duhur”, David De Gea ka reaguar pas golit të Bruno Fernandes në minutat e fundit ndaj Fulhamit

“Ti nuk je kapiteni i duhur”, David De Gea ka reaguar pas golit të Bruno Fernandes në minutat e fundit ndaj Fulhamit

David de Gea ka komentuar me ironi se Bruno Fernandes nuk duhet të jetë kapiteni i Manchester United pas golit të mesfushorit portugez që i dha tri pikë të rëndësishme klubit në udhëtim ndaj Fulhamit.

Kapiteni i United, Fernandes ka marrë një sërë kritikash, duke filluar që nga ish-legjenda e klubit Roy Keane, i cili pretendoi se portugezit duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit.


Sidoqoftë, Fernandes iu përgjigj kritikëve të tij me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes në “Craven Cottage” teksa United fitoi në fund me rezultat minimal 1-0.

Pas ndeshjes, Fernandes bëri një postim në Instagram dhe ish-portieri i United, De Gea, i cili është lidhur së fundmi me një rikthim në klub, tregoi mbështetjen për ish-bashkëlojtarin e tij.

Spanjolli bëri një koment me sarkazëm duke thënë: ‘Ti nuk je kapiteni i duhur’. Komenti i De Geas ishte me sa duket në lidhje me pikëpamjen e Keane se Fernandes nuk duhet të jetë kapiten i skuadrës.

Ish-kapiteni i United Keane e bëri këtë pretendim pas humbjes me rezultat 3-0 të United nga rivalët e qytetit Manchester City fundjavën e kaluar.

Man United të gatshëm të ofrojnë kartonin e Antony për shërbimet e sulmuesit të Flamengos
Lexo po ashtu Man United të gatshëm të ofrojnë kartonin e Antony për shërbimet e sulmuesit të Flamengos

Kujtojmë se Bruno u bë kapiten i “Djajve të Kuq” pas emërimit në stol të trajnerit Ten Hag, teksa deri në atë kohë shiritin e mbante Harry Maguire./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori