LAJMI I FUNDIT:

Man United të gatshëm të ofrojnë kartonin e Antony për shërbimet e sulmuesit të Flamengos

Man United të gatshëm të ofrojnë kartonin e Antony për shërbimet e sulmuesit të Flamengos

Manchester United dëshiron sulmuesin brazilian Gabriel Barbosa në janar dhe është i gatshëm t’i ofrojë kartonin e Antony në formë huazimi.

Djajtë e Kuq kanë hasur në probleme së fundmi sa i përket shënimit të golave, me yllin e skuadrës, Marcus Rashford që po përpiqet të gjejë rrjetën. Rasmus Hojlund, Alejandro Garnacho dhe Anthony Martial gjithashtu kanë kontribuar minimalisht në numrin e golave ​​të ekipit.

Dëshira e United për të përforcuar fazën e sulmit është përkeqësuar nga negociatat e zgjatura rreth blerjes së propozuar nga Sir Jim Ratcliffe të 25 për qind të aksioneve në klub.


Statistika e jashtëzakonshme e Erik Ten Hag që dëshmon se holandezi nuk duhet të shkarkohet nga Man United
Lexo po ashtu Statistika e jashtëzakonshme e Erik Ten Hag që dëshmon se holandezi nuk duhet të shkarkohet nga Man United

Me rregulloret e Fair Play Financiar që duhet t’u përmbahet, Manchester United tani po shqyrton marrëveshje me çmime të ulëta për të transferuar emra të ri në “Old Trafford”.

Sipas Daily Mirror, Gabriel Barbosa, një sulmues 27-vjeçar që ka shënuar 18 gola për Flamengon këtë sezon, është objektivi kryesor.

Kontrata e tij skadon në vitin 2024, duke e bërë që ai të jetë në dispozicion për një çmim prej 20 milionë funtesh.

Në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, United është i hapur për të huazuar bashkatdhetarin e tij brazilian Antony, i cili iu bashkua klubit nga Ajax në 2022 për një shume të konsiderueshme.

Antony, megjithatë, ka luftuar për të bërë një ndikim këtë sezon dhe ende nuk ka hapur llogarinë e tij të golave.

Ndërsa United eksploron opsionin Barbosa, ata po konsiderojnë gjithashtu edhe emra të tjerë, duke përfshirë Mehdi Taremin e Portos dhe dyshen Ivan Toney dhe Victor Osimhen.

Afati kalimtar i janarit premton të jetë një periudhë intriguese për “Djajtë e Kuq”, pasi ata do të përpiqen të trajtojnë problemet e tyre me shënimin e golave ​​dhe të rikthejnë pozicionin e tyre në krye të futbollit anglez./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori