LAJMI I FUNDIT:

Thuajse e kryer, Hasi tek skuadra e madhe greke

Thuajse e kryer, Hasi tek skuadra e madhe greke

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.

Pas shkarkimit nga skuadra polake Legia Varshava, Hasi ka mbetur trajner i lirë dhe ka refuzuar disa ekipe kryesisht nga Belgjika.


Por duket se oferta e duhur ka ardhur nga Greqia për ish-mesfushorin gjakovar.

Gjiganti grek Olympiacos pritet të jetë skuadra e ardhshme e Hasit dhe për këtë mediat në Greqi janë të bindura.

Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve në Cardiff së bashku me drejtorin sportiv të gjigantit grek.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda javës, ndërsa Hasi do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

Hasi më parë është kërkuar edhe nga dy skuadrat greke, Gent dhe Royal Antwerp. /Telegrafi/