LAJMI I FUNDIT:

“Thriller” së shpejti lansohet në 3D

“Thriller” së shpejti lansohet në 3D

“Thriller” i Michael Jackson u prezantua në Festivalin e Venecias në versionin 3D, gati 35 vjet pasi publiku u njoh me videon muzikore që do të shndërrohej në një hit të jashtëzankoshëm.

Regjisori i saj, John Landis u tha gazetarëve se “Thriller” nuk ishte rrjedhoje e ndonjë ideje gjeniale, apo plani brilant biznesi, Michael, sipas tij, thjesht donte të bëhej një përbindësh.


“Nisi pak si kotësi ajo punë, vetëm nga një dëshirë e Michael-it. Por gjërat pastaj evoluuan deri në suksesin spektakolar të videos, që të them të drejtën, edhe vetë më la pa fjalë”, thotë John Landis, regjisor.

I pyetur mbi takimin e tij të parë me Jackson, fëmija-mrekulli që u kthye në mbretin e popit e që vdiq papritur në 2009-n në moshën 50-vjeçare, Landis thotë se i bëri përshtypje fakti që ai ishte plot hare, paksa infantil dhe shumë shpejt u bënë miq të ngushtë.

“Michael ishte shumë i vendosur që të bëhej më e mira e mundshme në çdogjë. Kur bashkëpunuam për Thrillerin, pashë se kishte një etikë të jashtëzakonshme dhe punonte vërtet shumë”, kujton ai.

Regjisorit amerikan, që është njëkohësisht edhe skenarist, aktor e producent, ideja e konvertimit të Thrillerit në 3D i lindi nga dëshira që publiku ta përjetojë videon ashtu siç Michael Jackson do të kishte dashur që ajo të mbërrinte tek njerëzit.

“Gjithmonë kemi kërkuar që t’i ngjasonte një filmi. Zhgënjimi im i vetëm është që Michael nuk është këtu për ta parë me sytë e tij, sepse jam i bindur që do t’i pëlqente shumë”, thotë Landis. /TCh/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Kalo në kategori