LAJMI I FUNDIT:

Thomas debuton me humbje te Lakers, kampioni triumfon ndaj Spurs

Thomas debuton me humbje te Lakers, kampioni triumfon ndaj Spurs

Fundori amerikan, Isaiah Thomas ka debutuar me skuadrën e tij të re Los Angeles Lakers.

Thomas iu bashkua skuadrës nga Kalifornia ditë më parë nga Celveland Cavaliers në një shkëmbim lojtarësh ku së bashku me të erdhi edhe Frye ndërsa tek nën kampioni i NBA-së shkuan Larry Nance JR dhe Jordan Clarkson.


Lakers ka zhvilluar ndeshjen ndaj Dallas Mavericks ku ka pësuar humbje në udhëtim, me shtatë pikë diferencë 130:123.

Ndeshja ishte e barabartë nga fillimi deri në fund kur vendasit shfrytëzuan mos përvojën e basketbollistëve të rinj mysafir për ta marrë fitoren e 18-të këtë edicion.

Legjenda gjermane Dirk Nowitzki me 22 pikë dhe Harrison Barnes me 21 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Mavericks.

Julius Randle me 26 pikë ishte më efikasi tek mysafirët ndërsa nga 22 shënuan i ardhuri Isaiah Thomas dhe Brandom Ingram por që nuk mjaftuan në fund për fitore.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe kampioni aktual i NBA, Golden State Warriors përballë San Antonio Spurs 122-105.

Mysafirët e përfunduan çerekun e parë në epërsi prej 10 pikëve, por vetëm kaq arritën pasi rikthimi i Warriors ishte i fuqishëm.

Klay Thompson me 25 pikë dhe dyshja Steph Curry e Draymond Green me 17 të tjera ishin më efikasit tek Warriors në këtë sfidë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Brooklyn Nets – New Orleans Pelicans 128:138

Orlando Magic – Milwauke Bucks 104:111

Philadelphia 76ers – Los Angeles Clippers 112:98

Chicago Bulls – Washington Wizards 90:101

Dallas – Los Angeles Lakers 130:123

Golden State Warriors – San Antonio Spurs 122:105

Phoenix – Denver Nuggets 113:123