Kur erdhi puna për të xhiruar klipin e ri, Dua Lipa kapërceu kufizimet e COVID-it dhe doli me disa “rregulla të reja”.

Por jo gjithçka shkoi si duhet, pasi policët bastisën setin e xhirimeve pas ankesave nga vendasit e shqetësuar, shkruan The Sun.


Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet.

du1 1

Ylli i muzikës pop dukej se ishte në humor të mirë ndërsa filmonte brenda në një rrugicë.

Ndërkohë një grup statistësh formuan një turmë ndërsa ekipi i filmit vendosi drita dhe fotografi.

du2 1

Por ndërsa atmosfera e party-t mori vrull, shpejt u bë e qartë se banorët nuk ishin në të njëjtën mendim me ekipin që po xhironin aty.

Një banor tha: “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”.

du3 1

“Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”, shtoi më tej burimi i brendshëm.

“Kishte shumë valltare përreth. Disa njerëz dukeshin sikur po pinin, kështu që ngjarja përfundoi jo edhe aq mirë”.

du5 1

“Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”, tregoi banori për The Sun.

Fotografitë e publikuara nga mediumi anglez, kanë shfaqur edhe momentin kur vetura e policisë ka arritur në shesh-xhirim.

du4 1

Në përgjithësi, ka qenë një vit i suksesshëm për Duan, e cila në mars publikoi klipin “Future Nostalgia”, këngëve të të cilit është duke u realizuar edhe klipet. /Telegrafi/