LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Theret me thikë një person në Vushtrri, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Një person në Vushtrri ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është goditur me thikë.

Në lidhje me këtë, një person i dyshuar është arrestuar.


Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Sipas tij, rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Zahiti po ashtu ka sqaruar se deri te therja me thikë dyshohet se ka ardhur pas një përleshje në sheshin “Hasan Prishtina”, në Vushtrri.

“Në orët e  mesditës së datës  7 maj 2021,  në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale lëndim i rëndë trupor. Nga hetimet e para bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje  e ndodhur në sheshin Hasan Prishtina në Vushtrri, sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari  dhe si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjetë i mprehtë (thikë), ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor dhe po trajtohet në QKUK”, tha Zahiti.

Ai theksoi se “Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një (thikë). Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori