LAJMI I FUNDIT:

Theo Hernandez zbulon sekretet pse Milani fitoi titullin sezonin e kaluar në Serie A

Theo Hernandez zbulon sekretet pse Milani fitoi titullin sezonin e kaluar në Serie A

Theo Hernandez pranon se nuk u mbrojt mirë kur mbërriti te Milani dhe shpjegon sekretet pas fitores së titullit të kuqezinjve sezonin e kaluar.

Francezi iu bashkua kuqezinjve në një marrëveshje të përhershme prej 20 milionë eurosh nga Real Madrid në vitin 2019 dhe shpejt u bë titullar i rregullt në San Siro.


“Kur mbërrita, nuk u mbrojta mirë, tani jam përmirësuar, por mund të bëj edhe më shumë”, ka thënë fillimisht Hernandez për Rivista Undici.

“Jam shumë i lumtur, tifozët më duan, ekipi është i fortë dhe ne mund të punojmë mirë”.

Theo nënshkroi një kontratë të re me Milanin shkurtin e kaluar, duke zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në qershor 2026.

Kuqezinjtë kanë humbur tre ndeshje në 11 takimet e para në të gjitha garat këtë sezon, por janë vetëm tre pikë prapa liderit të Serie A, Napoli dhe janë në garë për t’u kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

“Shokët e mi dhe unë duam të bëjmë histori te Milani. E kemi nisur mirë sezonin e ri dhe duam të vazhdojmë, tifozët gjithmonë na ndihmojnë”.

“Grupi është i rëndësishëm, ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm, me lojtarë të fortë. Të gjithë jemi miq të vërtetë. Ne jemi të rinj, por jo shumë të rinj, kështu që të gjithë po përmirësohemi si lojtarë dhe si ekip. Kjo është arsyeja pse fituam titullin sezonin e kaluar: ne punuam mirë së bashku dhe trajneri na ndihmoi”.

Jeta e Theos ka ndryshuar në Milano, brenda dhe jashtë fushës. Djali i parë i 25-vjeçarit lindi në Milano prillin e kaluar, disa muaj para fitores së titullit të Diavolit.

“Do të doja që Theo Jr. të bëhej sportist, por ai është ende shumë i vogël. është vetëm pesë muajsh. Është gjëja më e mirë në botë. Të bëhesh baba të vendos në paqe me universin. Unë bëj një jetë të thjeshtë. Luaj futboll dhe qëndroj me të”, përfundoi francezi.

Theo ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 25 asistime në 131 paraqitje në të gjitha garat me kuqezinjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori