LAJMI I FUNDIT:

Thellohet kriza e Cavs, Bostoni dhe Houstoni të pandalshëm (Video)

Thellohet kriza e Cavs, Bostoni dhe Houstoni të pandalshëm (Video)

Cleveland Cavaliers kanë vazhduar me formën e dobët pasi nënkampioni pësoi humbje edhe në shtëpi ndaj Indiana Pacers me rezultat 124-107.

Performuesi më i mirë ishte LeBron James me 33 pikë e 11 kërcime, por kjo nuk mjaftoi që skuadra të fitonte.


Houstoni triumfoi me rezultat 119-97 dhe nën performanca fenomenale të James Harden me 31 pikë dhe Ryan Anderson me 21 pikë.

Bostoni nga ana tjetër vazhdoi të mbajë vendin e parë me një tjetër fitore.

Celtics gjunjëzuan Sacramento Kings me rezultat 113 – 86 në TD Garden duke thelluar edhe më shumë krizën e mbretërve kalifornian.

Më i miri ishte Kyrie Irving me 22 pikë e 4 asistime, kurse Al Horford realizoi vetëm 7 pikë.

Cavaliers kanë kryesimin me gjashtë fitore në Konferencën Lindore, kurse Cavaliers në vendin e 13-të me vetëm 3 fitore.

/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=WqgDKfLV9V4

https://www.youtube.com/watch?v=m6FFr2tv9zk

https://www.youtube.com/watch?v=KU9urUEqLy0