LAJMI I FUNDIT:

Thellohet kriza dhe ndarjet te Man Utd, Maguire dhe Ronaldo në ‘luftë’ për shiritin e kapitenit – Rangnick mbanë anë

Thellohet kriza dhe ndarjet te Man Utd, Maguire dhe Ronaldo në ‘luftë’ për shiritin e kapitenit – Rangnick mbanë anë

Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire besohet se janë në një ‘luftë për pushtet’ për shiritin e kapitenit te Manchester United pasi Ralf Rangnick është goditur nga një ‘krizë e re’ brenda skuadrës.

Ronaldo, 37 vjeç, i dha fund të martën thatësirës së tij prej gjashtë ndeshjesh pa gol në fitoren 2-0 të Unitedit ndaj Brighton në Old Trafford.


Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se është i pakënaqur me formën e Unitedit dhe është lidhur me një largim në verë nëse klubi dështon të arrijë një vend në katërshen e parë.

Portugezi, i cili ka kontratë deri në vitin 2023, ka shënuar 15 gola në 27 paraqitje për Unitedin që kur klubi e ri-nënshkroi atë nga Juventusi verën e kaluar.

Bild shkuan për ndarje në dhomat e zhveshjes së Man United për shkak të Ronaldos - Rashford krijon kaos në ‘Twitter’ duke iu përgjigjur gazetarit
Lexo po ashtu Bild shkuan për ndarje në dhomat e zhveshjes së Man United për shkak të Ronaldos - Rashford krijon kaos në ‘Twitter’ duke iu përgjigjur gazetarit

Mediumi britanik Daily Mirror raporton se ish superylli i Juventusit dhe kapiteni aktual i Unitedit, Maguire janë ‘përfshirë në një luftë për pushtet’.

Sipas gazetës, Rangnick ka qenë i përfshirë në bisedime si me Ronaldon ashtu edhe me Maguire, të cilit i ka kërkuar të heq dorë nga shiriti i kapitenit për pjesën tjetër të sezonit.

Maguire, i cili u nënshkrua për 80 milionë funte në vitin 2019, është kritikuar ashpër për pozicionin e tij si kapiten i Unitedit dhe për formën e tij të dobët.

Megjithatë, mbrojtësi 28-vjeçar anglez nuk ka dëshirë t’i largohet shiriti i kapitenit për shkak të frikës së humbjes së pozicionit të tij si kapiten i përhershëm i klubit.

Raportohet se Maguire ndihet ‘gjithnjë e më i dëmtuar’ nga prania e Ronaldos në dhomën e zhveshjes së Unitedit dhe ‘ndikimi i tij i madh’ te lojtarët më të rinj.

Rangnick, i cili do të largohet nga posti i menaxherit të përkohshëm në fund të sezonit, ka ngarkuar Ronaldon që të mësojë lojtarët më të rinj në skuadër.

Por, lëvizja e lartpërmendur ka ‘çuar në fërkime të mëtejshme’ me Maguiren, i cili thuhet se ndjen se autoriteti i tij është ‘margjinalizuar’ dhe beson se disa nga lojtarët po ‘humbin respektin për të’.

Maguire u bë kapiten i Unitedit më pak se gjashtë muaj pas mbërritjes së tij në Old Trafford, me Ole Gunnar Solskjaer që i dorëzoi atij shiritin pas largimit të Ashley Young në janar të vitit 2020.

Mediumi The Mirror pretendon se ndërsa Ronaldo fillimisht ‘mbështeti’ ish-yllin e Leicester Cityt si kapiten i Unitedit, ‘mbështetja vokale’ e sulmuesit portugez ka filluar të zvogëlohet.

Është sugjeruar se ka një ‘besim në rritje’ në dhomën e zhveshjes së United se është vetëm çështje kohe para se Ronaldo të trashëgojë shiritin e kapitenit nga Maguire.

“Fillimisht, Ronaldo po u kërkonte lojtarëve të mbështesnin Harryn. Por, problemi është se menaxheri tani dëshiron që Ronaldo të jetë mentor i të gjithë këtyre lojtarëve të rinj”.

“Kjo e la Harryn në tokë të askujt, pasi ai është kapiten dhe duhet të thotë dhe të ndjekë çfarëdo që thotë Ronaldo, për të mbajtur gjithçka në rregull”, ka thënë një burim i Unitedit për gazetën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori