LAJMI I FUNDIT:

Thaqi prezantohet te Prishtina

Thaqi prezantohet te Prishtina
????????????????????????????????????

Klubi më i trofeshëm në vend, Prishtina zyrtarisht para futbollistëve të saj ka prezantuar trajnerin, Arsim Thaqi.

Skuadra po vazhdon të mbaj si seancat stërvitore po ashtu edhe t’i zhvilloj ndeshjet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.


Pas prezantimit të Thaqit i cili me ndihmësit, Mentor Miftari e Ahmet Beselica, ka vazhduar normalisht seancën stërvitore para ndeshjes së nesërme të javës së 23 me Ferizajn e cila nis nga ora 15:00.

Trajneri i ri i Prishtinës, Thaqi është shprehur se kërkon reflektim nga futbollistët e tij për 11 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit.

“Unë tani jam vetëm në një stërvitje dhe krejt çfarë mund të presim është me reagu në motiv futbollistët. Dhe normalisht, sa herë ndërrohen trajnerët lojtarët reflektojnë. Por, sa do të zgjas, kjo për mua është më rëndësi, pra sa do të zgjas dhe jo të fitojmë një ndeshje”.

“Dhe për mua është me rëndësi të zgjas 11 ndeshje dhe jo vetëm një ndeshje. Një ndeshje mund ta fitojnë edhe lojtarët pa trajner. Por, çfarë të bëjmë në ndeshjet tjera. Pra, për mua është më rëndësi të reflektojnë futbollistët në 11 ndeshje”.

“Ne s’kemi çfarë tjetër, t’i motivojmë futbollistët që t’i rikthehen rezultateve pozitive edhe pse realisht nuk kemi aq rezultate negative, përveç që jemi larguar nga vendi i parë. Përveç aspektit taktik dhe përgatitjes psikologjike duhet parë se si do të reagojmë”, ka mbyllur komentin e përgjithshëm para ndeshjes me Ferizajn, krye trajneri Arsim Thaqi për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori