Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i ka reaguar zëvendësministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishi, rreth rrugës në Bjeshkët e Moknës, pasi ky i fundit tha se ky është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe jo i komunës, siç e prezantoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Durmishi, duke reaguar ndaj një postimi të kreut të LDK-së, përmes një postimi në Facebook, kishte thënë “Lumir mos mashtro! Që në mëngjes, nga Istogu, e nise ditën me mashtrime. Rruga e Moknës nuk është projekt lokal por komplet investim i ministrisë tonë”.
Ndaj, këtij reagim është kundërpërgjigjur kreu i Istogut, Ilir Ferati duke i thënë zv/ministrit Durmishi se komuna e tij mund t’i ligjërojë nivelit qendror se si punohet.
“Faza e II-të e projektit ‘Ndërtimi i rrugës, Istog – Bjeshka e Moknes’. Jashtëzakonisht krenarë që përmes kësaj rruge po hapim shtigje të reja drejt zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në gjithë Kosovën. Ps: Për Durmishin&Co, Projekti Mokna i projektuar nga Komuna, mbikëqyrja e menaxhimi nga Komuna, procedurat e prokurimit që Komuna e Istogut bën për dallim prej jush rezultojnë në ekzekutim të shkëlqyeshëm në teren! Të gatshëm jemi kurdo për t’ju ligjëruar se si punohet! Fondet janë të taksapaguesve ( jo te VV-së) dhe tek ta po kthehen si zhvillim e përparësi!”, ka shkruar Ferati, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, kishte lavdëruar punën që po e bën kryetari i Istogut, Ilir Ferati.
Abdixhiku ka shkruar për rrugën që po bëhet për në bjeshkën e Moknës, duke shtuar se vendi ynë ka nevojë për projekte të tilla, transmeton Telegrafi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Koleneli shqiptar komenton fjalimin e Vuçiqit: U pa se ai i druhet përplasjes me NATO-n në Kosovë
Sarrazin paralajmëron pasoja për Kosovën nëse refuzon marrëveshjet tregtare rajonale
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet