LAJMI I FUNDIT:

Tevez: River Plate ka më pak presion në Madrid

Tevez: River Plate ka më pak presion në Madrid

Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez, ka hedhur poshtë sugjerimet se River Plate ka disavantazh që finalja e Copa Libertadores do të luhet në Madrid.

Rivalët e përbetuar të futbollit argjentinas nuk mundën të zhvillojnë ndeshjen kthyese të garës më të madhe për klube në Amerikën Latine ekuivalente me Ligën e Kampionëve në Evropë.


Megjithatë, CONMEBOL ka vendosur që ndeshje të zhvillohet në Santiago Bernabeu për të evituar incidentet që ndodhën para ndeshjes kthyese.

River Plate protestoi ndaj këtij vendimi, por në fund vendosi të udhëtonte për të zhvilluar ndeshjen e madhe, e Tevez beson se Riveri ka më pak presion në Madrid.

“Është finale e çuditshme. Të luhet një ndeshje mes Bocas dhe Riverit në Madrid, është e çuditshme. Por, si lojtar, është me rëndësi që të fokusohemi në këtë ndeshje”.

“Riveri ka më shumë presion në shtëpi dhe tash është 50-50. Të luash në shtëpi, ndonjëherë shkon kundër jush në një finle të Copa Libertadores”.

“Falën deroj Spanjën sepse gjithmonë na mirëpret. Ne jemi të lumtur që u zgjodh Spanja dhe jo ndonjë vend tjetër, por është pikëlluese që nuk mund të luajmë në vendin tonë”.

“Është pikëlluese sepse lojtarët, nuk merituan që të shkojnë në vend tjetër për të luajtur një finale në një shtet tjetër”, deklaroi Tevez.

Në këtë finale pritet që të luajë edhe mesfushori i Boca Juniors, Fernando Gago, i cili kthehet në shtëpinë e tij në Santiago Bernabeu, pasi luajti një kohë të gjatë për Real Madridin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori