LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, qentë endacak rrezikojnë qytetarët

Tetovë, qentë endacak rrezikojnë qytetarët
Foto: Arkiv

Problemi me qentë endacak vazhdon të jetë ende aktual. Qytetarët e shqetësuar kërkojnë zgjidhjen nga organet, pasi ndjehen të rrezikuar për çdo ditë nga qentë endacak.

Prindërit thonë se gjendja e me qentë endacak ka bërë që fëmijët e tyre t’i shoqërojnë gjatë gjithë kohës.


Nga Komuna, sikurse deri tani, premtojnë zgjidhjen e problemit. Ata për Alsat thonë se Këshilli ka miratuar vendimin për trajtimin e qenve endacak. Mbrëmë dhe sot nëpër rrugët e qytetit të Tetovës janë vërejtur dhjetëra qen endacak të helmuar. Nga Komuna e Tetovës nuk pranojnë se ky aktivitet është ndërmarrë nga ta, por dyshojnë se një gjë të tillë e kanë bërë vet qytetarët.

Mjekët rekomandojnë që të evitohen sa më shumë rrugët ku ka qen endacak, sepse, jo të gjithë janë të vaksinuar.

“Për vitin 2017 kemi pas 34 raste të regjistruara, për vitin 2018, deri më tani, kemi të regjistruar 35 raste që krahasuar me vitin 2017 numri është rritur. Unë them se preventiva më e mirë është që qentë endacak të eliminohen të gjendet zgjidhje me ta”, theksoi Halil Ismaili, infektolog.

Vaksina kundër tërbimit nga kafshimi i qenit për momentin ka vetëm në repartin infektiv të Tetovës, ku trajtohen edhe pacientë nga qytete tjera të kafshuar nga qentë.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori