Mbrëmjen e djeshme (29/30 tetor) nga ora 22:00 deri në ora 04:00, në zonën e SPB Tetovë është kryer aksion kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjet dhe janë nën ndikimin e alkoolit, ku janë sanksionuar gjithsej 19 drejtues mjetesh (TE-14 dhe GV-5), në të cilët është konstatuar prania e alkoolit, për të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë bërë parashtresa dhe janë përjashtuar nga qarkullimi.

Në kontrollin aksionar janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Reklama