LAJMI I FUNDIT:

Tetovarët kërkojnë transport publik, ndërmarrja funksionion vetëm në letër

Tetovarët kërkojnë transport publik, ndërmarrja funksionion vetëm në letër

Tetova e cila është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni me frekuentim të qytetarëve dhe makinave, akoma nuk ka transport publik. Qytetarët thonë se kanë nevojë të madhe për këtë transoprt, i cili është më i lirë dhe mundëson linja të rregullta në qytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 28 shkurt të vitit të kaluar në seancën e Këshillit të Komunës së Tetovës ishte formuar Ndërmarrja Publike për Transport Publik “Transport Tetovë” e cila edhe një vit pas themelimit akoma nuk funksionon.


Nga Komuna e Tetovës thonë se kjo ndërmarrje do të fillojë me punë, nëse Ministria e Lidhjes dhe Transportit i dhuron disa autobusë me të cilët do të menaxhojë, sikur në shembullin e Bashkisë së Shkupit.

Ndërsa nga Ministria thonë se, nuk posedojnë autobusë dhe nuk janë kompetetë që të dhurojnë autobusë njësive të vetëqeverisjes lokale.

Themelimi i Ndërmarrjes “Transpor” nga komuna u soll edhe si masë për zvoglimin e ndotjes së ajrit në Tetovë./Telegrafi/