LAJMI I FUNDIT:

Testimet për shoferë do të monitorohen nga MPB-ja

Testimet për shoferë do të monitorohen nga MPB-ja

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë nënshkruar sot një Memorandum bashkëpunimi.

Ky Memorandum ka për qëllim marrëveshjen në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës për pjesëmarrjen e stafit të autorizuar nga MPB-ja në cilësinë e vëzhgimit në provimet për shofer si dhe përshkrimi i kushteve dhe mënyra e pjesëmarrjes së zyrtarëve të MPB-së.

Në zbatim të nenit 124, të Ligjit Nr.05/L-064 për Patentë shoferi, pjesëmarrës në mbikëqyrjen e mbajtjes së provimeve do të jenë edhe zyrtarë të autorizuar të MPB –së.

Gjithashtu, MI siguron se në testimet për shofer do të përfshihen zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja.

Më tej, në këtë memorandum thuhet se zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja dhe MI-ja do të angazhohen me vendim të ministrit të MI -së.

Me nënshkrimin e Memorandumit, MI dhe MPB pajtohen që të dhënat nga pjesëmarrja në testime të jenë konfidenciale, dhe si të tilla, do të përdoren vetëm për qëllime të këtij Memorandumi, dhe të njëjtat, nuk do të shpërndahen tek palët tjera të paautorizuara.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori