LAJMI I FUNDIT:

Tesla do të integrojë chatbotin Grok në automjetet e saj elektrike

Tesla do të integrojë chatbotin Grok në automjetet e saj elektrike

Tesla do të integrojë chatbotin e sapolansuar me Inteligjencë Artificiale Grok në automjetet e saj elektrike, sipas Elon Musk.

Grok është një chatbot me AI i krijuar nga startupi i Muskut xAI dhe është lëshuar këtë javë për përdorues të caktuar, transmeton Telegrafi.


Startupi xAI ishte krijuar në fillim të këtij viti dhe Musk tha se do të punonte ngushtë me Tesla-n.

Misioni i startupit me teknologjitë e saj është “të kuptojë natyrën e universit”, por në praktikë projekti i saj i parë është një chatbot i ngjashëm me ChatGPT.

Tesla ka vënë gjithnjë e më shumë theksin në komandat zanore brenda automjeteve të saj dhe do të ishte një përparim i natyrshëm të kishte një asistent me Inteligjencë Artificiale brenda automjetit. /Telegrafi/