LAJMI I FUNDIT:

Tesla do të dorëzojë vetëm 10 automjete Cybertruck në eventin e debutimit më 30 nëntor

Tesla do të dorëzojë vetëm 10 automjete Cybertruck në eventin e debutimit më 30 nëntor

Tesla do të dorëzojë vetëm 10 automjete të Cybertruck gjatë eventit të debutimit të kamionçinës së shumëpritur elektrike, sipas një ekzekutivi të kompanisë.

Pas shumë vitesh pritjeje dhe disa vonesash, Tesla më në fund do të fillojë me dërgesat e Cybertruck në një event më 30 nëntor, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla ende nuk ka bërë të ditur specifikat dhe çmimin për këtë version automjeti.

Gjithashtu nuk kishte qenë asnjëherë e qartë se sa automjete të Cybertruck po përgatitej që Tesla të dorëzonte në këtë event. /Telegrafi/